Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shikimi i fotografive të femrave në gazeta e revista

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Fetaua en-Nadhar uel-hulueh uel-Ihtilat, fq. 7

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi në lidhje me shikimin e fotografive të femrave nëpër gazeta e revista, apo të ngjashme me këto?

Përgjigja: Nuk është veti e myslimanëve që t’i shikojnë fotografitë e femrave, qofshin ato në revista apo diku tjetër, ngase kjo gjë shkakton fitne. Përkundrazi, është obligim ta ruajmë shikimin nga këto fotografi. Këtë e themi duke u mbështetur në argumentet parimore të përgjithshme të Sheriatit që ndalojnë të shikuarit në atë që është haram dhe kjo bëhet për shkak të frikës së rënies në fitne. Kjo gjë është e njëjtë sikurse të largosh shikimin nga gratë  gjatë rrugës dhe në vende të tjera.

I gjithë suksesi është prej Allahut. Salavatet dhe Selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!

Shpërndaje: