“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shiko se me kë shoqërohesh dhe me kë ulesh

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi

Burimi: http://olamayemen.com/Dars-14107

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Hizbitë mund të fitojnë simpatinë e disa grave me ndihmën e audio kasetave të cilat shpërndahen falas. Ata flasin për vdekjen, Xhenetin, Xhehnemin … Çfarëdo që ato përmbajnë ti nuk duhet të ndjehesh e sigurt. Ne nuk kemi nevojë për kasetat e tyre. Nëse ne do të mbledhim kasetat e Ehl-us-Sunnetit, librat dhe fletushkat, ne do të arrijmë një numër shumë të madh.

Imran Bin Hittan u martua me kusherirën e tij e cila ishte një Harixhijeh,  për ta bërë atë që të braktis bidatin e saj. E tëra përfundoi se ajo e bëri atë që ta braktis Sunnetin për bidatin. Kolegu ndikon. Pa e kuptuar ti fare, ai të ka futur në bidate. Fjala popullore se kolegu ndikon është një urtësi e jo hadith. Kjo është një urtësi që bie në cak. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Personi ka fenë e shokut të tij; prandaj le të shikojë secili se me kë po shoqërohet.”

Transmetuar nga Ebu Davudi dhe Tirmidhi nëpërmjet Ebu Hurejres me një zinxhir të mirë transmetimi.

Personi ka fenë e shokut të tij, fenë e të dashurit të tij, fenë e shokëve të tij, fenë e shoqërisë së tij,

Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”… prandaj le të shikojë secili se me kë po shoqërohet.”

Me kë ai ulet, me kë ai shoqërohet dhe kë ai e do. Pa e vërejtur, ti iu ke bashkangjitur atij.

Shpërndaje: