“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shirku në mesin tuaj është më i fshehtë sesa ecja e milingonës

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ai  tha:

“Shirku në mesin tuaj është më i fshehtë sesa ecja e milingonës.”

Nuk tha: “sikurse ecja e milingonës.”

Ai tha: “më i fshehtë sesa ecja e milingonës.”

Pash Allahun, kur njeriu është ulur dhe një milingonë i kalon anash, a e ndjen ecjen e milingonës?

Ai tha: “Shirku në mesin tuaj është më i fshehtë sesa ecja e milingonës.”

Kjo gjithashtu na obligon që të kemi frikë (nga rënia në të).

Ai iu tha: “A të mos iu tregojë një lutje që nëse e thoni, Allahu do ta largojë nga ju shirkun e vogël dhe të madh?”

Ata thanë: “Patjetër, o i dërguar i Allahut!”

Ai  i mësoi ata që të thonë:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أُشْرِكَ بِكَ وَأَنَا أَعْلَمُ، وَأَسْتَغْفِرُكَ لِمَا لَا أَعْلَمُ

“O Allahu im, kërkoj të më mbrosh nga shirku të cilin e di dhe kërkoj faljen Tënde për atë që nuk e di.”1

Kjo është lutje madhështore, mësojeni përmendësh dhe praktikojeni, si dhe fito shpërblimin duke ua dërguar kolegëve, miqve, fqinjëve dhe të afërmve tuaj. Sa herë që ata luten me  këtë lutje ke shpërblimin për udhëzimin e tyre sepse udhëzuesi në të mirë merr të njëjtin shpërblim sikurse ai që vepron atë të mirë.


1 Transmeton Ahmedi 4/403 dhe të tjerë, “Sahih El-Xhami 3/233”, hadithi është autentik sipas imam Albanit në “Sahih-ut-Terghib uet-Terhib 1/19”.

Shpërndaje: