Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: et-Temhid li Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 9
Dar-ut-Teuhid, 1423/2002
www.perlatmuslimane.com
Shembuj të shirkut të madh të dukshëm, janë: adhurimi i statujave, idhujve, varreve, të vdekurve dhe të gjallëve, adhurimi i njerëzve jo të pranishëm etj.
Shembuj të shirkut të madh të fshehur, janë: të mbështeturit në njerëz të ditur apo hyjni të ndryshme dhe shirku i hipokritëve. Hipokritët janë idhujtarë në brendësinë e tyre. Dhe Shirku i tyre bën pjesë në Shirkun e madh i cila është i fshehur.
E njëjta është edhe me shirkun e vogël, i cili po ashtu ndahet në të dukshëm dhe të fshehur. Shembuj nga shirku i vogël i dukshëm, janë: bartja e lidhëseve (hajmalive) apo bartja gjërave të ndryshme për të mbrojtur veten nga e keqja. Gjithashtu, të betuarit në diçka tjetër pos Allahut etj.
Shembuj nga Shirku i vogël i fshehur, janë: Syfaqësia e lehtë, e të ngjashme. Ka syfaqësi të madhe të cilën e posedojnë hipokritët. Thotë Allahu kur i përshkroi ata:
”Munafikët përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por Allahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” 4:142.
Këtij lloji i përkasin edhe ata namazfalës të cilët bëjnë namazet e tyre që të tjerët t’i shohin!
Ndërsa syfaqësia e vogël, është të vepruarit për të fituar reputacion dhe për tu dukur sa më mirë në sytë e të tjerëve.