Shirku – mëkati më i madh
Imam Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi
Burimi: Kitabul-Kebair, fq. 37-39
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shirku është ta konsiderosh dikë të barabartë me Allahun, ndërsa Ai të ka krijuar ty, e të adhurosh dikë së bashku me të, qoftë ai ndonjë gurë, njeri, dielli, hëna, ndonjë profet, xhin, ndonjë yll, engjëll apo diçka tjetër. Thotë Allahu (te ala):
إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء
“Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet shirk Atij, por të tjerat (mëkate) më të vogla ia fal kujt të dojë.” 4:48
Dhe thotë Allahu:
إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ
“Sigurisht, ai që i bën shirk Allahut, Allahu do t’ia ndalojë xhenetin dhe përfundimi i tij do të jetë zjarri.” 5:72
Kurse në një ajet tjetër thuhet:
إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
“Pa dyshim, shirku është padrejtësia më e madhe.” 31:13
Ajete të shumta flasin për këtë çështje.
Kush ka bërë shirk Allahun dhe vdes si mushrik (jobesimtarë), ai do të jetë përgjithmonë në Zjarr. Gjithashtu, edhe ai i cili beson në Allahun dhe vdes si besimtarë, do të jetë prej banorëve të xhenetit edhe nëse fillimisht do të dënohet. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
ألا أنبئكم بأكبر الكبائر ؟ – الإشراك بالله …
“A doni t’u tregoj për mëkatin më të madh? Të bërit shirk Allahun.” Buhariu (2653) dhe Muslimi (87)
اجتنبوا السبع الموبقات … و ذكر منها : الشرك
“Largohuni nga shtatë mëkatet e mëdha: (ndër to ai përmendi) shirkun.” Buhariu (2766) dhe Muslimi (89)
من بدل دينه فاقتلوه
“Mbyteni atë që e ndërron fenë e tij.” [1] Buhariu (3017)
[1] (V.P.) Shënim i rëndësishëm: Gjykimi i tillë zbatohet kur një mysliman braktis fenë e tij haptazi, dhe pas t’i sqarohen argumentet. Ekzekutimi i dënimeve të sheriatit islam të ngjashme si ky, duhet të bëhen nga udhëheqësi i myslimanëve, ndërsa është e ndaluar që dikush ta marrë ligjin në duart e tij dhe t’i zbatojë dënimet, pavarësisht nëse kjo ndodh në një shtet mysliman apo në një vend të kufarëve. Pra, ne nuk mund t’i zbatojmë ligjet e tilla, ngase kjo është nën kompetencën e shtetit.
- april 21, 2016
- Comments are off