Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shitja e librave të bidatçive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për të shitur librat e atyre që janë të devijuar nga rruga e Ehlus-Suneh uel-Xhema’ah, – libra të pasuesve të tekeve të tyre dhe bidatçive?!”

Përgjigje: ”Nuk lejohet shitja e librave, të cilat përmbajnë devijim dhe lajthitje. Përkundrazi, është obligim që ato të asgjësohen. Librat në të cilat përmbajnë devijim, lajthitje, shthurje është obligim që të asgjësohen. Sepse ato janë prej shkaqeve që shpijnë në shkatërrimin e Besimit (akides) dhe fesë në përgjithësi. Mirëpo, nëse ato janë libra të dijetarëve në të cilat ka disa gabime të vogla, atëherë nuk ka të keqe që ato të shiten. Kur është fjala për librat e të shthururve (zindikëve) dhe ato të ateistëve, nuk është e lejuar që ato të shiten dhe është obligim që edhe ato të asgjësohen. Gabimet të cilat i gjejmë në libra dallojnë nga njëri-tjetri dhe nuk janë të njëjta.”

Shpërndaje: