Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shkaqet e harresës

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuuh 197/25

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Shumë prej kërkuesve të dijes ankohen se po harrojnë atë që e kanë nxënë përmendësh dhe se nuk po u kujtohen shumë përfitime nga librat që ata kanë lexuar. Cila është rrugëdalja nga kjo gjendje sipas jush, i nderuari shejkh?”

Përgjigje: “Shkaqet të cilat çojnë në dobësimin e memories/nxënies përmendësh janë të shumta, ndër to:
Mëkatet- janë shkak shumë i rëndësishëm që ndikon negativisht në memorie, duke bërë që njeriu të harrojë. Thotë Allahu Tebarake ue Te’ala:

فَبِمَا نَقْضِهِمْ مِيثَاقَهُمْ لَعَنَّاهُمْ وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ عَنْ مَوَاضِعِهِ وَنَسُوا حَظّاً مِمَّا ذُكِّرُوا

“Për shkak se ata e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra. Ata i kanë shtrembëruar fjalët e Shkrimeve të shenjta dhe kanë harruar një pjesë të mirë nga ato këshilla.” 5:13

Imam Shafiu Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“I jam ankuar Ueki’it për harresën.

E ai më këshilloi që t’i lë mëkatet.

Dhe më tha: “Dije se dituria është dritë.

Dhe drita e Allahut nuk i jepet mëkatarit.”

Prej shkaqeve tjera që sjellin harresën, është edhe:

Të mos përsëriturit e asaj që është mësuar- Argument për këtë kemi hadithin e Profetit salallahu alejhi ue selem, në të cilin thotë:

تَعَاهَدُوا الْقَرْآن فَوَالَّذِى نَفْسِى بِيَدِهِ لَهُوَ أَشَدُّ تَفَلُّتًا مِنَ الْإِبِلِ فِيْ عُقُلِهَا

“Përsëriteni Kuranin, sepse pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ai ikën nga mendjet më shpejt sesa që ikën deveja e porsaliruar nga kërpeshi.”

Një shkak tjetër është:

Ngarkesa me punë të shumta- Kur njeriu është i ngarkuar me punë të shumta, ai harron, ngase zemra e njeriut është sikurse shëmbëlltyra e një ene, e cila ka përmasa të kufizuara. Prandaj, nëse ajo mbushet me diçks të caktuar, nuk mbetet vend për ndonjë gjë tjetër që të futet në të. Pra, kur njeriu është i nxënë me obligime dhe punë të tij, atëherë kjo bën që ai të harrojë.

Dhe prej shkaqeve tjera:

Të mos vepruarit me dijen që posedon- Nëse punon me atë që ke dije, atëherë dija jote është mësim për ty –mësim i kësaj dije. Shembull: nëse ti e di që është obligim t’i përmbahesh radhitjes së caktuar gjatë marrjes abdes, dhe kur ti merr abdes vepron në bazë të kësaj që di, padyshim se ky është mësim i dijes mbi këtë çështje.

Shpërndaje: