Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Nur alad-Darb
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne ishim duke falur namazin e xhumasë në xhaminë në katin e sipërm dhe kur imami u ngrit nga rukuja (në rekatin e parë) u shkëput zëri i imamit, ndërsa ne ishim duke u ngritur nga rukuja, zëri nuk u kthye derisa imami bëri teslim. A jemi të detyruar që të plotësojmë rekatin në mënyrë që të konsiderohet namaz i xhumasë apo duhet ta falim namazin e drekës pasi që nuk e kemi zënë rekatin e plotë me imam?
Përgjigje: E keni zënë rekatin e plotë me imamin sepse zëri u shkëput pasi që imami u ngrit nga rukuja në rekatin e parë, ju e bëtë rukunë me të që do të thotë se keni zënë një rekat të namazit të xhumasë, kushdo që falë një rekat nga namazi i xhumasë e ka zënë namazin e xhumasë. E falë edhe një rekat dhe ky e ka zënë namazin e xhumasë siç ka thënë profeti ﷺ.
Sikurse të çonit përpara dikë prej jush që t’iu printe në faljen e pjesës së mbeture ose secili të falej veçmas. Që të dy veprimet janë të sakta. Po!