Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shkolla në të cilën ka përzierje të gjinive

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Të gjitha shkollat e qytetit tim, në Edleb (në Siri), shkollat janë të përziera me meshkuj dhe femra që mësojnë së bashku, ato nuk janë të veshura siç duhet (nuk janë të mbuluara) e veçanërisht në shkollën ku unë mësoj. Pothuajse, është e pamundur që të mos flasësh me to gjatë mësimit. Çfarë është gjykimi i sheriatit në lidhje me këtë, Allahu ju shpërbleftë me të mira?”

Përgjigje: “Ajo çfarë është obligim për ty vëlla i dashur, që të gjesh një shkollë tjetër ku nuk ka këso lloj përzierjesh të cilën e ke përshkruar në pyetjen tënde. Kjo është një sprovë e madhe, dhe nuk është e lejuar që njeriu a sprovojë veten e tij. Njeriu, mund t’i besoj vetes së tij para se të sprovohet. Ai mund të thotë: Unë e ruaj veten time, nuk më bëjnë përshtypje gjëra të tilla, apo unë i urrej këto. Mirëpo, kur njeriu i ekspozohet sprovave atëherë bie preh e tyre.

Për këtë shkak, profeti urdhëroi që kush e arrin kohën e Dexhallit le të largohet prej tij.

Në hadith thuhet:

“Njeriu vjen duke qenë besimtarë, mirëpo ai merr rrugën e gabuar për shkak të dyshimeve që janë hedhur mbi të.”

Vëlla i dashur, je i obliguar që të gjesh shkollë e cila nuk është në këtë gjendje. Nëse nuk gjen ndonjë më të mirë se kjo, dhe ti je i obliguar për të vijuar mësimet atëherë mëso, lexo aq sa të mundesh, larg nga sprovat, duke e ruajtur shiqimin dhe gjuhën.”

Shpërndaje: