Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetva nr. 3/6779
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që në një letër të shkruhen disa ajete Kuranore, të vendosen në ujë dhe pastaj të pihet ai ujë? Kam parë se disa njerëz e bëjnë këtë.
Përgjigje: Në lidhje me këtë, nuk është transmetuar asgjë autentike nga profeti ﷺ, kalifët e drejtë dhe sahabët e tij (radijAllahu anhum). Prandaj të shmangurit e këtij veprimi është gjë më e mirë. Dhe Allahu e di më së miri.
Me ndihmën Allahut vjen suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij!”