“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shkrirja e plumbit për t’u mbrojtur kundër mësyshit dhe magjisë?

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Alu-Shejkh
Burimi: http://www.mufti.af.org.sa/sites/default/files/143211113-07.mp3
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet shkrirja e plumbit mbi kokë për t’u mbrojtur nga mësyshi apo magjia?

Përgjigje: Ky veprim nuk ka bazë. Ata që shkrijnë plumb dhe pretendojnë se nëpërmjet kësaj e anulojnë magjinë, xhelozinë, çmendurinë apo gjëra të ngjashme, e gjithë kjo nuk ka bazë. Unë mendoj se kjo është vetëm diçka imagjinare dhe se nuk ka ndonjë bazë reale. Ai që e bën këtë mëkaton sepse kjo nuk ka bazë në sheriat.

Shpërndaje: