Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shkurorëzimi sipas Sunnetit

Imam Ibn Kudameh el-Makdisi 

Burimi: Umdet-ul-Fikh (2/81-86)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shkurorëzimi është i vlefshme vetëm nëse bëhet nga bashkëshorti i cili është përgjegjës për veprat e tij dhe e bën atë me vullnet të lirë. Dhe nuk është i vlefshme shkurorëzimi, në rast se ai është i detyruar nga dikush apo e ka humbur vetëdijen, ndërsa divorci është i vlefshëm nëse ai është i dehur. Burri i lirë ka të drejtë tre të bëj tre shkurorëzime (ndaj një gruaje) ndërsa robi ka të drejtë dy shkurorëzime (ndaj një gruaje), pavarësisht nëse ata janë të martuara me gra të lira apo skllave.

Ai që e ka shkurorëzuar gruan e tij tre herë, nuk mund të rimartohet me të përderisa ajo martohet me një tjetër burrë dhe ka marrëdhënie seksuale me të. I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) i tha gruas së Rifa’as:

“Duket se ti dëshiron të kthehesh tek Rifa’ah? Jo, jo deri sa të shijosh mjaltin e tij dhe ai të shijojë mjaltin tuaj. “ el-Bukhari (4960) dhe Muslim (1433)

Nuk është e lejuar që shkurorëzimi të bëhet tre herë në të njëjtën kohë. Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale me gruan, nuk lejohet divorci kur ajo ka periudhën e saj të menstruacioneve apo gjatë periudhës së saj të pastër në të cilën ata kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Ibn Umeri e shkurorëzoi gruan e tij kur ajo ishte në periudhën e saj të menstruacioneve. Kur Umeri i tregoi të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), ai u zemërua në të dhe tha:

“Urdhëroje atë që ai ta kthen atë. Pas kësaj ai ta mbajë atë derisa ajo të pastrohet. E më pas, ajo prapë do të ketë periudhën e menstruacioneve dhe pastaj të pastrohet. Nëse ai atëherë dëshiron ta shkurorëzojë, ai e bën këtë para se të ketë me të marrëdhënie seksuale.”

Nga Sunneti është që shkurorëzimi të bëhet gjatë periudhës së pastër së gruas dhe para se të kenë marrëdhënie seksuale me të. Pastaj ai e lë atë derisa periudha e saj e pritjes të mbarojë. Kur burri i thotë gruas së tij se ajo është e ndarë sipas Sunnetit dhe gruaja është në periudhën e pastër të saj e që nuk ka bërë marrëdhënie seksuale me të, atëherë ajo konsiderohet e shkurorëzuar. E nëse burri i thotë asaj se ti je e shkurorëzuar sipas sunnetit, mirëpo ajo është në periudhën e pastërtisë dhe ka pasur marrëdhënie seksuale me të (gjatë asaj peridhe) apo ka periudhën e saj të menstruacioneve, ajo nuk konsiderohet e shkurorëzuar derisa të pastrohet.

E nëse burri i thotë gruas së tij se ajo është e shkurorëzuar sipas bidatit, -dhe gruaja është në periudhën e menstruacioneve ose është e pastër por ata kanë pasur marrëdhënie seksuale gjatë kësaj periudhe, ajo konsiderohet e shkurorëzuar. Dhe nëse gruaja nuk është në këtë gjendje, ata konsiderohen të jenë të martuar derisa të kenë marrëdhënie seksuale ose derisa gruas t’i vijë periudha e menstruacioneve.

Sa për gruan që nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me burrin e saj, ndërsa shtatzënia e saj duket qartë, apo gruaja të cilës nuk i vije më periudha menstruale, ajo nuk mund të shkurorëzohet as sipas Sunnetit apo bidatit. Nëse asaj i thotë burri se ajo është e shkurorëzuar, ajo bëhet divorc menjëherë.

Shpërndaje: