Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shkurorëzimi vetëm në letra për të mos shkuar në ushtri

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (408)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse një fëmijë jeton me njërin nga prindërit e tij të shkurorëzuar, burri nuk e ka detyrë të shërbejë në ushtrinë egjiptiane. Disa njerëz e keqpërdorin këtë rregull dhe burri ndahet prej gruas së tij vetëm në letrat zyrtare. A është kjo e lejuar dhe me këtë veprim, a ka ndodhur shkurorëzimi më të vërtet edhe në qoftë se bashkëshortët nuk kanë për qëllim shkurorëzimin?”

Imam Albani: “Po ky është shkurorëzim pa asnjë fije dyshimi.”

Pyetje: “Edhe në qoftë se burri nuk ka për qëllim ta shkurorëzoj atë?”

Imam Albani: “Po. Divorci mund të shprehet në dy mënyra:

– Kur shprehja është e qartë (drejtpërdrejtë) dhe – e paqartë (jo e drejtpërdrejtë).

Nëse shprehja është e formës së paqartë, merret parasysh qëllimi. Prandaj, nëse burri nuk e kishte për qëllim ta shkurorëzoj gruan e tij, atëherë vetëm kjo (qëllimi) merret parasysh.

Por nëse shprehja është e qartë, atëherë nuk merret parasysh qëllimi.

Pyetësi: “Por ai nuk e ka shqiptuar shkurorëzimin. Autoritetet e pyetën nëse ai dëshiron të shkurorëzohet dhe ai u përgjigj me: ‘Po’ pa pasur qëllim shkurorëzimin.”

Imam Albani: “A nuk e shënuan përgjegjësit se ai është shkurorëzuar?”

Pyetësi: “Po. Madje ai edhe e nënshkroi atë.”

Imam Albani: “E pra, kjo gjë është edhe më bindëse se shkurorëzimi veçse ka ndodhur.”

Shpërndaje: