Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shoferi i autobusit të shkollës dhe namazi me xhemat

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdet-il-Fikh (42)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë punon në një shkollë shofer autobusi. Pasi që nxënësit të zbresin nga autobusi, ai e ka humbur namazin e drekës me xhemat në xhami. Nëse e fal me xhemat do të vonohet shumë për punë, gjë që mund t’i shkaktojë probleme. A i lejohet të falet vetë?

Përgjigjuni: Po, ai është i arsyetuar sepse është duke punuar. Nëse ai e lë këtë punë (dërgimin e nxënësve në shtëpi), puna shkon huq. Ai paguhet për këtë punë dhe i është besuar kjo punë. I lejohet ta shtyjë namazin përderisa e fal në kohë.

Shpërndaje: