Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shoqërimi me pasuesit e bidateve për t’i përmisuar ata

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: el-Mexhmu er-Ra’ik, fq. 121

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të punuar me grupet si Xhemati-Teblig ose el-Ikhuan el-Muslimun për t’i përmisuar ata dhe për t’ua qartësuar të vërtetën atyre?

Përgjigje: I sfidoj të gjithë ata që ka qenë me el-Ikhuan el-Musliminët ose me Xhematin-Teblig pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë vite dhe përveç kësaj të ketë përmisuar vetëm një individ të vetëm prej tyre! Me të vërtetë ai vetë ka devijuar. Ai është ai që bëhet mjet i tyre dhe propagandë e tyre. Njëri dhe tjetri kanë shkuar me ta për tridhjetë vite pa përfituar Ikhuanët asgjë prej tyre. Unë isha dhjetë vite me el-Ikhuan el-Musliminët për ti përmisuar ata dhe me disa kushte, por unë nuk munda të arrijë këtë.

Ai që u shkon atyre nga jashtë për t’i përmisuar ata, ai ose duhet t’i braktis ata për të shpëtuar padëmtuar ose ai shkatërrohet dhe fillon t’i merr me lehtësi çështjet. Kjo (për t’i korigjuar ata) është vetëm fjalë boshe. Ai që bën një pyetje të tillë me sa duket nuk e di metodologjinë e selefëve. Është e vërtetë se selefët morën parasysh dobitë dhe dëmet, por a e neglizhuan selefët dobinë e këtij individi që përzihet me ta, apo së pari i dhanë përparësi kësaj dobie?

Shpërndaje: