Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shoqërimi me pushtetarët për t’u ndihmuar në padrejtësi

Imam Muhammed Abdurr-Rrahman el-Mubarakfuri (v. 1353)

Burimi: Tuhfat-ul-Ahuadhi Sherh Xhami et-Tirmidhi (6/537-538)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Tirmidhi ka thënë:

2360 – Harun bin Is’hak el-Hamdani na tregoi: Muhammed bin Abdil-Vehab na informoi, nga Mis’ar, nga Ebu Hafs, nga esh-Sha’bi, nga el-Adaui nga Ka’b bin Uxhrah i cili ka thënë:

“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) erdhi tek ne, ndërsa ne ishim nëntë veta, pesë dhe katër, një numër ishin nga arabët kurse një nga joarabët, dhe tha: “Dëgjoni! A keni dëgjuar se do të ketë udhëheqës pas meje? Ai që hyn tek ata, dhe i beson gënjeshtrës së tyre dhe i ndihmon ata me padrejtësitë e tyre, ai nuk më përket mua, unë nuk i përkas atij dhe ai nuk do të vijë tek unë tek pellgu (në ditën e gjykimit). Dhe ai që as nuk hyn tek ata, nuk i ndihmonë ata në padrejtësitë e tyre dhe nuk beson në gënjeshtrën e tyre, ai më përket mua, unë i përkas atij dhe ai do të vijë tek unë tek pellgu.”

Hadithi është sahih-garib.

Shpjegimi:

“… ndërsa ne ishim nëntë veta- pesë dhe katër…” – Kjo spjegon numrin nëntë.

“…një numër ishin nga arabët dhe tjetri nga joarabët…” – Kjo do të thotë ose pesë arabë dhe katër joarab, ose anasjelltas.

Ai që hynë tek ata…” – Nga dijetarët dhe të tjerët, dhe i mbështesin padrejtësinë e tyre me fetva dhe të ngjashme.

“… nuk më përket mua …” – Unë heq dorë prej tyre dhe e prishë besën me ta.

“… dhe ai nuk do të vijë tek unë tek pellgu.” – Do të thotë pellgun Keuther në Ditën e Gjykimit.

Shpërndaje: