Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/%205842
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vërtetë se personi i cili qëndron në vendin e tij të faljes derisa dielli të ketë perënduar dhe falë dy rekate shpërblehet sikurse të ketë bërë një umre dhe një haxh?
Përgjigje: Po, kjo është transmetuar në një hadith zinxhiri i të cilit është krejtësisht në rregull. Ky veprim përbëhet nga një virtyt i madh. Nëse një musliman qëndron në xhami pasi të ketë falur namazin e sabahut me xhemat, dhe e përmend Allahun derisa dielli të ketë perënduar dhe i falë dy rekate, ai shpërblehet sikurse të ketë bërë një umre të plotë. Mirësia e Allahut është e gjerë.