Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shpëtimi i Jusufit nga sprova e mbretëreshës

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (15)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/iglhfn-07-01-1435_0.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ibn-ul-Kajim (rahimehullah) ka thënë:

”Shikimi sjell dashuri, ku me anë të kësaj fillon një lidhje në mes të zemrës dhe asaj që e shikon. Pastaj ajo lidhje forcohet dhe shndërrohet në një pasion atëherë zemra i nënshtrohet personit plotësisht. Pastaj ajo forcohet në mënyrë që ai epsh nuk e lëshon zemrën, ashtu siç njeriu nuk e lëshon borxhliun e tij. Pastaj ajo forcohet në mënyrë që kthehet në një dashuri që është një dashuri e tepruar. Pastaj ajo forcohet në mënyrë që bëhet një shkatërrim që është një dashuri që hyn në zemër dhe përzihet me të. Pastaj ajo forcohet në mënyrë që ajo bëhet një adhurim. Me anë të kësaj , zemra bëhet rob i dikujt që nuk e meriton këtë. E gjithë kjo është pasojë e rëndë e shikimit. Atëherë zemra bëhet një e burgosur. Ajo bëhet një i robëruar pasi kshte qenë një mbret. Ajo burgoset pasi kishte qenë e lirë. Zemra i ankohet shikimit për padrejtësi, ndërsa shikimi ia kthen: ”unë jamë udhërrëfyesi dhe i dërguari yt”.

Kjo është diçka me të cilën vetëm zemrat boshe sprovohen; Zemrat që janë të zbrazura nga dashuria e sinqeritet ndaj Allahut. Zemra patjetër që duhet të lidhet për dikë që është i dashur për të. Ai që ndan dashurinë dhe adhurimin e tij për dikë tjetër përveç Allahut duhet gjithashtu të jetë rob i dikujt tjetër përveç Allahut, atëherë patjetër që zemra e tij do të lidhet për dikë tjetër. Allahu (te ala) tha për Jusufin të sinqertin (salAllahu alejhi ue selem):

وَلَقَدْ هَمَّتْ بِهِ وَهَمَّ بِهَا لَوْلا أَن رَّأَى بُرْهَانَ رَبِّهِ كَذَلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ السُّوءَ وَالْفَحْشَاء إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُخْلَصِينَ

”Ajo e dëshiroi atë; por edhe Jusufi do ta kishte dëshiruar atë, sikur të mos kishte parë provën e Zotit të vet. Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë.”1

Pasi që gruaja e mbretit ishte idhujtare, ajo ra në mëkat, edhe pse ajo ishte e martuar. Dhe pasi që Jusufi (salAllahu alejhi ue selem) ishte i kushtuar ndaj Allahut, ai u kursye nga mëkati edhe pse ai ishte i ri, i vetëm, i huaj dhe i skllavëruar.” 2

Jusufi (alejhis -selam) u vu në disa sprova, duke përfshirë edhe se ai përfundoi në shtëpinë e mbretit dhe të gruas së tij. Allahu i kishte dhënë atij një bukuri që ishte e pashembullt. Gruaja e mbretit u sprovua prej tij. Ajo u përpoq ta josh atë, por ai nuk pranoi. Ai nuk u dorëzua dhe tha:

مَعَاذَ اللّهِ إِنَّهُ رَبِّي أَحْسَنَ مَثْوَايَ إِنَّهُ لاَ يُفْلِحُ الظَّالِمُونَ

”Allahu më ruajt! Me të vërtetë, Zoti im ka treguar kujdes për mua dhe, pa dyshim, keqbërësit nuk do të shpëtojnë kurrë.”3

وَلَقَدْ هَمَّتْ بِهِ وَهَمَّ بِهَا لَوْلا أَن رَّأَى بُرْهَانَ رَبِّهِ

”Ajo e dëshiroi atë; por edhe Jusufi do ta kishte dëshiruar atë, sikur të mos kishte parë provën e Zotit të vet.”

Fakti që ai pa shenja të Zotit të tij , ai nuk ndjeu asnjë pasion për të. Si rezultat , Ai e mbrojti atë prej saj:

كَذَلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ السُّوءَ وَالْفَحْشَاء

”Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar.”

Cili ishte shkaku? Po:

إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُخْلَصِينَ

”sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë.”

Dashuria dhe bindja e tij ishte sinqerisht për Allahu (azze ue xhel). Prandaj Allahu e shpëtoi atë nga kjo sprovë. Së fundi, gruaja e mbretit tha:

أَنَاْ رَاوَدتُّهُ عَن نَّفْسِهِ وَإِنَّهُ لَمِنَ الصَّادِقِينَ ذَلِكَ لِيَعْلَمَ أَنِّي لَمْ أَخُنْهُ بِالْغَيْبِ وَأَنَّ اللّهَ لاَ يَهْدِي كَيْدَ الْخَائِنِينَ

”Unë u përpoqa që ta joshja atë; ai është vërtet njeri i drejtë.”4

Ai (salAllahu alejhi ue selem) shpëtoi dhe fitoi.


1 Jusuf 12:24

2 Ighathat-ul-Lahfan (1/37-38).

3 Jusuf 12:23

4 Jusuf 12:51

Shpërndaje: