Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
O muslimanë! Mëso arsyet e mëposhtme që lejojnë mos agjërimin e Ramazanit:
2 – Shtatzënia dhe gjidhënia
Gratë shtatzëna dhe gjidhënëse kanë të njëjtin gjykim si personi i sëmurë. Nëse ato rëndohen nga agjërimi atëherë është ligjësuar për to që të braktisin agjërimin. Në këtë rast ato janë si personi i sëmurë, janë të obliguara që t’i kompensojnë ditët kur ato munden. Disa dijetarë thonë se është e mjaftueshme që t’i jepet ushqim një personi të varfër për çdo ditë që ato nuk e agjërojnë. Megjithatë, ky mendim është i dobët. Mendimi i saktë është se ato janë të obliguara që t’i kompensojnë ato ditë ashtu sikurse udhëtari dhe i sëmuri.
Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
”Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.”El-Bekare, 2:185
Kjo dëshmohet po ashtu edhe nga ajo që ka transmetuar Enes bin Malik el-Kabi nga i dërguari i Allahut ﷺ i cili ka thënë:
”Vërtet, Allahu -te ala- e ka liruar udhëtarin nga agjërimi dhe ia ka hequr gjysmën e namazit, dhe e liroi shtatzënën dhe gjidhënësen nga agjërimi.” 1
Transmetuar në pesë librat.
1 Tirmidhi (715), Nesai (2275), Ibn Maxheh (1667) dhe Ahmedi (20341). Autentik sipas imam Albanit në ”Sahih Ibn Maxheh” (1353).