Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
El-Hukukul-Uaxhibeh ala kul-li Muslim, fq. 301
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -te ala- ka thënë:
“(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O biri im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”. Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vjetësh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.” Lukman, 31:13-14
Allahu ka ligjësuar që mosrespektimi ndaj prindërve të jetë mëkati më i madh pas idhujtarisë. “Mosrespektimi i prindërve” do të thotë që ata të kundërshtohen dhe të mos trajtohen mirë. Ai që nuk i respekton prindërit e tij, Ai meriton që t’i shpejtohet ndëshkimi në mënyrë që fëmijët e tij të mos e respektojnë atë ashtu si siç e kishte zakon të vepronte me prindërit e tij.
Shumë njerëz në ditët e sotme e konsiderojnë të lehtë këtë gjë. Ti e sheh se si djali largohet nga shtëpia menjëherë kur e zë një vend pune. Ai i braktis prindërit e tij të varfër, nevojtar dhe të moshuar dhe izolohet prej tyre plotësisht. Ka prej tyre që i fusin prindërit në “shtëpi të të moshuarve” derisa ata të vdesin pa ndjerë ndonjë obligim ndaj tyre. Kjo i takon fenomenit të “mosrespektimit të prindërve”!
Shumë fëmijë në ditët e sotme sillen me arrogancë ndaj prindërve të tyre. Ata ju thonë prindërve të tyre se janë injorant, nuk kuptojnë, janë neglizhentë ndaj tyre dhe çdo gjë tjetër të keqe. Ata i etiketojnë prindërit se janë mendjengushtë dhe se vetëm ata vetë janë të informuar dhe të ditur. Ata sillen me arrogancë ndaj prindërve të tyre dhe mirësinë e prindërve ndër vitesh ia shpaguajnë duka ia kthyer shpinën!