Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shumë mirë ka vepruar Ibn-ul-Khatabi!

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 
Burimi: Vargu i haditheve të sakta, hadithi nr 2549, vëll 6/fq. 105
www.perlatmuslimane.com
Ka transmetuar Ahmedi (5/368) i cili tha: na ka transmetuar Muhammed ibn Xheafer: na ka transmetuar Shubeh nga El-Ezrak ibn Kajs, nga Abdullah ibn Rabah dhe ky nga një prej sahabëve se i dërguari i Allahut ﷺ kishte falur namazin e ikindisë dhe dikush prej njerëzve u ngrit për t’u falur. Umeri e pa atë dhe i tha: ”Ulu, sepse me të vërtet ehl-ul-kitabët u shkatërruan sepse nuk linin hapësirë midis namazeve (por faleshin menjëherë). I dërguari i Allahut ﷺ tha: “I biri i Khatabit ka të drejtë!”

Zinzhiri i transmetimit është i saktë, transmetuesit janë të besueshëm (thikah), prej transmetuesve të Bukharit dhe mospërmendja e sahabiut nuk e dëmton saktësinë e hadithit. Dhe sahabiu është Ebu Ramtheh siç ka ardhur transmetimi tek Ebi Daudi (nr 1007), nga Minhal ibn Khalifeh, nga El Ezrak ibn Kajs …transmetimi si më sipër. Dhe Minhal është transmetues i dobët (daif). Por hadithi ka dëshmi të tjera nga transmetimi i Muauijes (radijAllahu anhu) i cili ka thënë se i dërguari i Allahut ka urdhëruar që të mos falet namazi nafile pas namazit farz nëse personi nuk ka folur apo nuk ka dalë nga xhamia. E transmeton Muslimi dhe të tjerët, dhe gjithashtu gjendet në Sahih Ebi Daud (hadithi nr 1034). Ky hadith është një tekst i qartë në atë që është e ndaluar të nxitosh për të falur namaz nafile pas namazit farz pa folur apo pa dalë nga xhamia, siç bëjnë shumë nga jo-arabët, dhe veçanërisht turqit. Ne i shohim ata në Mekë dhe Medine (mesxhid-ul haram dhe mesxhid en-nebeui) se sapo imami jep selamin për mbarimin e namazit farz, ata shpejtojnë sa andej sa këtej që të falin namaz nafile. 

Dhe në këtë hadith ka një dobi tjetër shumë të rëndësishme e cila është se lejohet të falësh namaz nafile pas namazit të ikindisë sepse nëse një gjë e tillë nuk do të ishte e lejuar, veprimi i personit në fjalë gjithashtu do të ishte kundërshtuar. Dhe kjo është në pasim të asaj që është vërtetuar nga i dërguari i Allahut se ai pas namazit të ikindisë, falte dy rekate dhe këto dy rekate nuk janë të veçanta vetëm për të. Ndërsa për sa i përket hadithit tjetër të saktë ku ai ka thënë:

”Nuk ka namaz pas namazit të ikindisë derisa të perëndojë dielli.”

Ndalesa për faljen e namazit përfshin kohën kur dielli është zverdhur, pasi që hadithet e sakta janë të specifikuara në lidhje me këtë kohë dhe ne kemi përmendur më përpara dhe kemi folur nga aspekti i fikhut për këtë çështje në hadithet me nr 200 dhe nr 314.

Shpërndaje: