“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si bëhet duaja për mbrojtjen e fëmijëve?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (323)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Lidhur me duan për fëmijët:

أَعُوذُ بِكَلِماَتِ اللهِ التَّامَّاتِ مِنْ كُلِّ شَيْطَانٍ وَ هَامَّةٍ وَ مِنْ كُلِّ عَيْنٍ لَامَّةٍ

“E’udhu bi kelimatil-lahit-tammeh min kul-li shejtanin ue hammeh, ue min kul-li ‘ajnin ue lammeh.”

“Lus Allahun që t’ju mbrojë me fjalët e Tija të përsosura nga çdo shejtan prej xhinëve dhe njerëzve, nga çdo shtazë helmuese dhe nga çdo sy i keq.”

A duhet lexuar këtë një herë apo tri herë?”

Përgjigje: ”Është transmetuar në hadith se kjo dua lexohet vetëm një herë. Por në qoftë se njeriu dëshironi që ta lexon disa herë, ai mund ta bëjë këtë pa e ndjerë veten të obliguar.”

Pyetësi: ”A duhet të vë dorë time mbi kokën e fëmijës?”

Përgjigje: ”Po.”

Pyetësi: ”Si e bëjmë këtë nëse kemi disa fëmijë?”

Përgjigje: ”Ai i vë dy duart e tij mbi dy fëmijët dhe e bënë të njëjtën gjë me fëmijët e tjerë.”

Pyetësi: ”Dorën e djathtë dhe të majtë?”

Përgjigje: ”Po.”

Shpërndaje: