Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16898.shtml
pyetja nr 31
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në disa vende dita është aq e gjatë sa që mund të arrij deri në njëzetë ore. Andaj pyesim se a janë të obliguar muslimanët e këtyre vendeve të agjërojnë tërë ditën apo si duhet vepruar?
Përgjigjja: Po, ata janë të detyruar të agjërojnë tërë ditën.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” 2:187
Profeti ﷺ ka thënë:
“Në qoftë se nata ka ardhur nga këndej dhe dita është zhdukur nga atje, agjëruesi ndërpret agjërimin e tij.”