Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet nxitur fëmijët që të mësojnë çështjet e besimit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Si duhet të veprojmë në mënyrë që t’i nxisim fëmijët tanë, vëllezërit dhe familjet që ta duan akidenë (besimin) sa më shumë dhe të kenë interesim më të madh për ta mësuar atë?”

Përgjigje: “Kjo është një çështje shumë e qartë, gjë e cila kërkon të lodhesh dhe të angazhohesh me fëmijët tu sa më shumë. Duhet t’i lidhësh ata me dijetarët dhe t’i nxitësh që të prezantojnë në ligjëratat e tyre. Le të dëgjojnë emisionet e dobishme në radio-stacionin “Idha’at-ul-Kur’an” (radio-stacion fetar në Arabinë Saudite). Le të jenë prezent vazhdimisht në xhami në namazet ditore dhe në faljen e namazit të xhumasë. Prezantimi në xhami për faljen e namazeve me xhemat dhe të dëgjuarit e derseve, hutbeve e këshillave të ndryshme; gjë e cila kërkon durim të shtuar.

Nëse ata sillen vërdallë rrugëve, kafeneve, apo e përdorin me të madhe internetin, apo marrin pjesë në ndonjë gjë të keqe e devijim dhe në të tjera të tilla, ata gjithsesi do humbin.”

Shpërndaje: