Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: audio-kaseta “el-Fikh el-Ekber”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Disa gra, çështjen e veshjes e konsiderojnë të thjeshtë dhe jo shumë të rëndësishme. Disa prej tyre thonë se ato janë duke ndenjur vetëm me gra, dhe se nuk ka burra aty. Mund të ndodhë që ato veshin rroba të shkurtra, disa të tjera rroba të tejdukshme apo veshje pa krah. Si i këshilloni këto gra dhe motra myslimane?”
Përgjigje: “Këshilla ime për to është se, të kenë kujdes në veshjet e tyre dhe çështja e veshjes nuk konsideruar e thjeshtë. Gruaja e cila vishet me rroba të shkurtra, të tejdukshme apo veshje që tregojnë pjesë të trupit të saj, është shembulli më i keq i mundshëm për gratë e tjera. Gratë që ajo rri me ato, mund të thonë se e kanë parë atë grua, të veshur me veshje të tilla, prandaj nuk ka të keqe të vishet si ajo. Si pasojë, gratë e tjera e konsiderojnë çështjen e mbulesës të thjeshtë dhe jo aq të rëndësishme, për shkak të kësaj gruaje që ato e kanë parë të veshur me rroba të turpshme.
Gruaja myslimane duhet të jetë një model i mirë në veshje, në sjellje dhe në praktikën e fesë. Shtrohet pyetja se, çfarë është dobia në veshjen e rrobave të tilla dhe të shfaqurit në këtë mënyrë para grave të tjera?! Grua duhet të tregojë para grave të tjera atë që shfaqet zakonisht sipas traditës si: fytyra, duart dhe këmbët.”