Imam Sidik Hasan Khan
Burimi: Katfuth-Themer, fq. 57-58
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Metodologjia jonë është metodologjia e Selefëve. Ne i pranojmë cilësitë e Allahut pa i krahasuar dhe pa i mohuar ato, dhe deklarojmë se Allahu është pa të meta.
Kjo është metodologjia e Imamëve si Imam Maliku, esh-Shafei, eth-Theuri, el-Evzai, Ibnul-Mubarak, Imam Ahmedi, Is’hak bin Rahojah etj. Këtë metodologji, e patën edhe Mashajikht (sh. i shejkh) të cilët i pasuan ata si Fudejl bin Ijad, Ebu Sulejman ed-Darani, Sehl bin Abdil-lah et-Tustari dhe të tjerët. Asnjë prej këtyre imamëve nuk kishin pikëpamje të ndryshme në lidhje me çështjet fundanmentale e themelore. E njëjta gjë vlen edhe me Ebu Hanifen. Mënyra e Besimit, e cila është konfirmuar se i atribuohet atij është në përputhje me besimin e të tjerëve, pra ajo që gjendet në Kuran dhe Sunnet.
Imam Ahmedi ka thënë: Këtë metodologji e kanë edhe të tjerët dhe ne pasojmë Selefët në këtë. Ata janë Imamët më të ditur në këtë çështje kur është fjala për mohimin dhe pranimin e gjërave në lidhje me imanin. Ata respektuar Allahun më së shumti dhe janë më të mirët të cilët deklarojnë Allahun të jetë i pastër nga çdo gjë e pahijshme. Kuptimet e qarta të Kur’anit dhe Sunnetit nuk refuzohen përmes dyshimeve. T’i refuzosh ato, është një prej formave të shtrembërimit të tyre. E as nuk duhet të thuash se ato janë thjesht fjalë të pakuptueshme me domethënie të panjohura. Kjo do të na kujtonte ata që lexojnë Kuranin pa e kuptuar atë. E vërteta është se argumentet që flasin për emrat dhe cilësitë e Allahut janë të qarta. Ato kanë kuptimet më fisnike dhe më të qarta që zënë vend në gjokset e dijetarëve. “Allahu nuk përshkruhet me ndonjë gjë tjetër përveç me atë që e ka përshkruar Ai Veten e Tij ose me atë që e ka përshkrua i Dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem). Ne nuk tejkalojmë Kuranin dhe Hadithet.”