“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet të reagojmë nëse një hajdut futet në shtëpi?

Burimi: ”Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 7538, pyetja nr 2

Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurr-Rrazak Afijfij
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku`ud

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Nëse hajduti futet në shtepi gjatë natës dhe është i armatosur apo i paarmatosur, a lejohet që ta vrasësh atë po nuk lejohet? Na e shpjegoni dhe për ju janë falenderimet e shumta.”

Përgjigje: ”Është e lejuar që të mbrohesh nga sulmuesi apo nga hajduti me gjënë që më së paku mund ta dëmtoi atë. Nëse dikush mund të mbrohet prej tij duke bërtitur apo duke e kërcënuar, çfarë është lartë se këto nuk lejohet, si p.sh, ta godasësh ta vrasësh etj.”

Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.

 

Shpërndaje: