Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet vepruar kur fyhen Selefitë gjatë hutbes së xhumasë?

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Nasa’ih ue Fadha’ih, fq. 273

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Dikush mund të pyet nëse është e detyrueshme për të dëgjuar një hutbe të xhumasë, ku Ehl-us-Sunneti fyhen. Jo, nuk është e detyrueshme që ta dëgjosh. Merre dhe lexoje Kuranin. Apo diskuto me shokun tënd rreth ndonjë çështjeje të dobishme të dijes. Sepse Allahun (Azze ue Xhel) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِي لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ 

 “O ju që keni besuar! Kur të bëhet thirrja për falje ditën e xhuma, nxitoni me zell te përkujtimi i Allahut (ligjërata e xhumasë dhe falja e këtij namazi)!” 62:9

Ai nuk tha ngutuni me fyerjen e muslimanëve. Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) i cili ka thënë:

“Fyerja e një muslimani është mëkat kundërshtues dhe tëluftosh kundër tij është mosbesim.”

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë gjithashtu:

“Ata që mallkojnë as nuk bën të jenë dëshmitarë e as ndërmjetës.”

Hutbe të ngjashme nuk duhet dëgjuar. Unë çuditem se si vëllezërit në Katar shkojnë tek et-Tahan (i cili fyen Selefitë në hutbe).

Shpërndaje: