Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si duhet vepruar nëse ke harruar ta falë vitrin dhe ka hyrë koha e sabahut?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (26)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë duhet bërë nëse koha për namazin e sabahut ka hyrë dhe personi nuk e ka falur namazin e vitrit?”

Përgjigje: “Nëse ai ndjen fuqimisht se mund të falë vitrin dhe pastaj dy rekate sunet para namazit farz të sabahut, ai e bën këtë. Përndryshe, ai falë së pari dy reaktet e sunetit dhe pastaj (pas farzit) e falë vitrin.”

Pyetje: “Atëherë a duhet ta falë vitrin direkt pas sabahut apo pas lindjes së diellit?”

Përgjigje: “Nëse ka mjaft kohë në mes të ezanit dhe ikameti të sabahut në mënyrë që ai mund të falë vitrin dhe pastaj dy rekate sunet, ai e bën këtë. Por në qoftë se ka kohë vetëm për të falur dy rekate sunet nafile ai e bënë këtë dhe pastaj e falë vitrin.”

Pyetje: “Pas kohës së sabahut apo gjatë kohës së sabahut?”

Përgjigje: “Kur të dëshiron ai përderisa i harroi ta falë vitrin ose e zuri gjumi.”

Shpërndaje: