“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si e çelte profeti ﷺ iftarin?

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656)
et-Targhib uet-Targhib (1077)
Komentues: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Sahih-ut-Targhib uet-Terhib (1/623)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1077 – Enesi -radijAllahu anhu- tregoi:

“I dërguari i Allahut ﷺ para se të falte namazin e akshamit, ai e çelte agjërimin me hurma të freskëta, nëse nuk kishte hurma të freskëta ai e çelte agjërimin me hurma të thata, nëse nuk kishte hurma të thata, e çelte iftarin me disa gllënjka ujë.”

Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë.


Hadithi është i mirë.

Shpërndaje: