Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si i ka takuar Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) profetët e tjerë gjatë ngjarjes së Isras?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si ta kuptojmë çështjen se Allahu e ka vdekur Ademin, Isain, Ibrahimin, Musain dhe Idrisin, ndërsa kur profeti صلى الله عليه وسلم shkoi në Isra, i ka parë ata në qiell dhe ua ka falur atyre namazin?

Gjithashtu, çfarë thonë në lidhje me fjalët e të dërguarit صلى الله عليه وسلم:

لو كنت في الأرض المقدسة لعرجتكم قبر موسى

“Sikur të isha në tokën e shenjtë (Jerusalem), do ua kisha treguar varrin e Musait?”

Përgjigje: Kjo është prej çështjeve të Akhiretit– Berzakhut (jetës në varr), kjo është prej çështjeve të fshehta (gajb) që nuk e di- siç janë në të vërtetë- askush tjetër përveç Allahut (Subhanehu ue Te’ala).

Allahu ka mundësi t’i personifikoj profetët në shpirtrat dhe trupat e tyre që kishin, në mënyrë që të faleshin me profetin (صلى الله عليه وسلم). Allahu (Subhanehu ue Te’ala) ka mundësi të bëjë gjithçka.

Megjithëse profetët janë të vdekur, Allahu shpirtrat e tyre i ka personifikuar në trup dhe kështu janë falur me profetin tonë (صلى الله عليه وسلم) Kjo është prej fshehtësive të akhiretit dhe është një gjë e fshehtë për ne, gjë të cilën nuk e di askush tjetër përveç Allahut.

Jeta dhe namazi i tyre në qiell (me profetin tonë صلى الله عليه وسلم) nuk ishte ashtu siç ishte edhe në dunja. Por, kjo është prej gjërave të akhiretit (që ne nuk e dimë siç janë në të vërtetë).

Shpërndaje: