Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fatauaa Islamijjeh – Mexhmu fataua ue rasa’il nga Ibn Uthejmin vol 19
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në Skandinavi dhe në veri, aty ku muslimanët kanë probleme kur netët dhe ditët janë shumë të gjata apo shumë të shkurtra. Ndonjëherë dita zgjatë 22 orë dhe nata 2 orë. Gjatë stinës tjetër të vitit, gjendja është e kundërta. Kjo i ndodhi pyetësit kur ai udhëtoi në këtë vend një mbrëmje gjatë Ramazanit. Ai gjithashtu tha se në disa vende nata mund të zgjat për 6 muaj dhe dita po aq kohë. Si agjërohet në këto vende?
Përgjigje: Problemi në këto vende nuk ka të bëjë vetëm me agjërimin por edhe me namazin. Por në qoftë se vendi ka edhe ditë edhe natë (brenda njëzetekatërorëshit), është detyrim për të vepruar në bazë të urdhërimit edhe nëse dita është shumë e gjatë apo shumë e shkurtër. Por në qoftë se nuk ka ditë dhe natë në vend, sikurse në zonat rreth poleve të veriut ku dita zgjat 6 muaj dhe gjithashtu natë zgjat për 6 muaj, atëherë duhet llogaritur kohën e namazit dhe të agjërimit të tyre. Por në çka duhet llogaritur kohën? Disa dijetarë kanë thënë se ata duhet pasuar kohët e namazit të Mekës pasi që Meka është nëna e gjitha qyteteve. Prandaj të gjitha qytetet kthehen kah ajo pasi që nëna është ajo që pasohet, sikurse pasimi i imamit. Të tjerët kanë thënë se ata duhet të pasojnë një rrugë të mesme.
Prandaj ata duhet ta konsiderojnë natën të jetë 12 orë, dhe dita të jetë 12 orë. Ky është një këndvështrim i balancuar kur bëhet fjalë për ditën dhe natën. Disa dijetarë kanë thënë se ata duhet të bazohen në vendin më të afërt të atyre që ka ditë dhe natë të rregullt. Ky është mendimi i cili është më i saktë, sepse vendi që është më afër ka të drejtën më të madhe për t’u pasuar dhe ai është më së afërmi gjeografikisht. Mbi këtë si bazë, ata pra duhet të shikojnë se çfarë është ditë dhe natë në vendin më të afërt dhe ata duhet të kufizojnë veten për të pasuar atë vend sa i përket agjërimit dhe namazit.