Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si mund ta dijë engjëlli se çfarë mendonë njeriu?

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh 

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/284)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba´li (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Kur robi ka për qëllim të bëjë një vepër të mirë dhe nuk e bënë atë, i shkruhet një shpërblim atij.” 1

Si munden engjëjt të dinë qëllimin e robit në qoftë se kjo është një sekret mes tij dhe Zotit të tij? Është transmetuar se Sufjan bin Ujejneh është përgjigjur si vijon në këtë pyetje:

”Kur robi ka për qëllim të bëjë një vepër të mirë engjëlli e ndien një aromë të këndshme. Dhe kur ai ka për qëllim të bëjë një vepër të keqe engjëlli e ndien një erë të neveritshme.”

Megjithatë, Allahu (Te’ala) është i aftë për të bërë engjëjt që të dinë se çfarë mendon robi sikurse Ai është i aftë që ta bëj njeriun që të dinë se çfarë personi tjetër mendon. Nëse Allahu mund ta bëj një njeri që të di ndonjëherë se çfarë personi tjetër mendon, kështu që kjo është më e mundur me një engjëll.


1 Bukhari (6491) dhe Muslimi (131).

Shpërndaje: