Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si mund ta dijë njeriu se ka arritur shkallën e diturisë për të patur të drejtë që të thërras në Islam? A duhet pritur miratimin e një gjëje të tillë nga mësuesit e tij që ja lejon atij thirrjen në Islam?”
Përgjigje: “Nëse ai e di të vërtetën, e dallon të mirën e të keqen, udhëzimin e devijimin, ai konsiderohet të jetë i përgaditur për një gjë të tillë. Ai duhet të thërrasë në Islam, edhe nëse askush nuk i ka thënë atij për ta bërë këtë. Sepse Allahu i ka thënë atij:
”Thirr në rrugën e Zotit tënd.” 16:125
Ai e di përgaditjen e tij. Nëse ai ka njohuri rreth gjykimeve të normave të sheriatit (në përgjithësi), e kupton fenë e Allahut, e dallon hallallin nga harami, idhujtarinë nga Teuhidi, besimin nga hipokrizia etj. Kjo është përgaditja për thirrjen në fe.
Por, nëse ai është injorant në këto gjëra, ose në disa prej tyre, ai ende ka nevojë që të përgaditet për një gjë të tillë.”