Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (11), min: 46.50
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/ar/node/14466
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është Sunnet që pas sures el-Fatiha në namaz të lexohet një sure tjetër. A është e ligjësuar që imami të mos e lexojë pas el-Fatihas për të treguar se nuk është farz kjo?
Përgjigje: Jo, sepse është sunet i fortë dhe i konfirmuar dhe nuk duhet të braktiset. Nuk mësohen njerëzit në këtë mënyrë. Ajo gjithashtu i huton njerëzit. Ai duhet të lexojë atë që di pas el-Fatihas. Ai nuk duhet t’i hutojë njerëzit dhe të thotë se leximi pas Fatihas nuk është farz. Por nëse dikush nuk lexon pas el-Fatihas dhe pyetet nëse namazi i tij është i pavlefshëm dhe nëse ai duhet ta përsëris atë apo jo, ne themi se ai nuk duhet ta përsëris atë. Namazi yt është – in sha Allah – i saktë.
Pra nuk lejohet të braktiset leximi pas el-Fatihas qëllimisht dhe të hutoj njerëzit. Mos ua shfaq njerëzve gjithçka që di ndërsa ata nuk i njohin gjërat e tilla. Ti i huton ata dhe ata mund të mendojnë keq për ty.