“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si sillej profeti me besimtarët mëkatarë?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=KygCfEFle2M&feature=youtu.be

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

M’u kujtua hadithi kur një njeri iu afrua profetit dhe i tha:

”O i dërguar i Allahut! Kam hyrë në një kopsht të rrethuar me mure. Pastaj kam hasur një grua dhe kam bërë me të atë që një burrë bën me gruan e tij, përveç se nuk kam pasur marrëdhënie me të.”

Profeti ﷺ pastaj tha:

”A e ke falur namazin me xhemat me ne?”

Burri u përgjigj: ”Po.”

Pastaj Allahu shpalli ajetin:

إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّـيِّئَاتِ

“Me të vërtetë veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” 11:114

Përveç pranimit tënd se ke kryer një mëkat të tillë dhe të tillë, falu o vëllai im i dashur! Vërtet, veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.

Kjo metodë është një legjislacion Islamik, nuk është një metodë e shpikur (bidat), siç tregova për çështje të tjera. Unë do të përmend ndërsa ne jemi në këtë temë; një i ri iu afrua profetit dhe i tha:

”O i dërguar i Allahut, më jep leje për të bërë kurvëri.”

Profeti  u përgjigj: “A dëshiron që kjo t’i ndodhë nënës tënde?”

I riu u përgjigj: “Jo!”

Profeti  pastaj i tha: ”Po kështu, njerëzit nuk do të dëshironin që kjo t’u ndodhë nënave të tyre.”

Profeti vazhdoi: “A dëshiron që kjo t’i ndodhë motrës tënde?”  

I riu u përgjigj: “Jo!”

Profeti  pastaj i tha: ”Po kështu, njerëzit nuk do të dëshironin që kjo t’u ndodh motrave të tyre.”

Profeti  pastaj e vendosi dorën mbi gjoksin e të riut dhe u lutë: ”O Allah, mbrojë pjesët e tij intime nga kurvëria dhe pastroje zemrën e tij.”


Shikoje videon këtu: https://studio.youtube.com/video/3ifIqacZT6I/edit?utm_campaign=upgrade&utm_medium=redirect&utm_source=%2Fmy_videos

Shpërndaje: