Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si ta dua Allahun dhe cila është rruga që më shpie drejt kësaj?

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Si ta dua Allahun dhe cila është rruga që më shpie drejt kësaj?”

“Përgjigje:Të duash Allahun dhe të dërguarin e Tij, shprehet përmes të bindurit ndaj Tij – i Lartësuar është Ai- dhe të vepruarit e asaj që e kënaq Atë.

Argumenti për këtë është ky:

 Thuaj: ”Nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua që Allahu t’ju dojë…” (3:31)

Thotë Allahu në Kur’an:

Thuaj: ”Në qoftë se baballarët tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, farefisi juaj, pasuria që fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, i dërguari i Tij dhe lufta për hirë të Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të vij me urdhërin e Tij. Allahu nuk udhëzon popullin e prishur.” (9:24)

Qëllimi im ishte të të them, se rruga që të shpie drejt dashurisë ndaj Allahut është të punosh sipas Kuranit dhe Sunnetit. Dhe jo ndryshe. Që ta duash Allahun ose Ai të dojë ty, nuk dua të them që të mos shijosh apo shfrytëzosh mirësitë që i ke, siç veprojnë të humburit Sufit. E as nuk të them që të largohesh nga kontaktet me njerëzit. Gjithë ashtu nuk të porosis që të praktikosh adhurime (siç veprojnë disa) për të cilat Allahu nuk na ka mësuar. Prandaj, rruga që të shpie drejt dashurisë ndaj Allahut, është të vepruarit sipas porosive të Kuranit dhe sunnetit të dërguarit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem). Kjo, është rruga e vetme që të shpie drejt dashurisë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.”

Shpërndaje: