Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/617
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi mbi agjërimin e ditës së Ashures? A është më mirë që kur ta agjërojmë këtë ditë, që t’ia bashkëngjisim një ditë para, pas, që t’i agjërojmë të gjitha së bashku apo vetëm atë ditë?
Përgjigje: Agjërimi i ditës së Ashures është sunnet për shkak të argumenteve nga hadithet autentike nga i dërguari i Allahut ﷺ të cilat flasin mbi këtë gjë. Kjo ishte një ditë të cilën e kanë agjëruar jehudët, për shkak se Allahu e shpëtoi Musanë -alejhis-selam- dhe popullin e tij, ndërsa e shkatërroi Firaunin dhe ushtrinë që ishin me të. Prandaj edhe profeti ynë ﷺ e agjëroi këtë ditë në emër të falënderimit ndaj Allahut dhe i urdhëroi edhe shokët e tij që ta bëjnë të njëjtën gjë.
Në lidhje me agjërimin e tillë, është e ligjësuar që ne së bashku me agjërimin e kësaj dite, të agjërojmë edhe një ditë para apo pas saj.
Veprimi më i mirë është, agjërimi i ditës së nëntë dhe ditës së dhjetë. Por, është e mjaftueshme edhe nëse agjërohet dita e dhjetë dhe e njëmbëdhjetë për shkak se kjo bën që të kundërshtohen në agjërim jehudët (të cilët agjëronin vetëm ditën e dhjetë (v.p.)). Dhe nëse agjërohen që të gjitha ditët, do të thotë dita e nëntë, e dhjetë dhe e njëmbëdhjetë nuk ka asgjë të keqe ngase në disa transmetime, hadithi ka ardhur kështu:
“Agjëroni një ditë para dhe një dit pas saj.”
Ndërsa që të agjërohet vetëm dita e dhjetë, ky është veprim i urryer.