Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si të ulemi gjatë hytbes së xhumasë?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (16 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane

Pyetje: Bukhari ka transmetuar një hadith nga Ebu Said el-Kudri -radijAllahu anhu- i cili tha:

“Kur i dërguari i Allahut mbante hytben e xhumasë, ne uleshim rreth tij.”

A tregon kjo se është ligjësuar për tu ulur në një rreth ose të kthehemi kah imami në qoftë se personi qëndron në skaj të rreshtit?

Përgjigje: Jo.

“ne uleshim rreth tij”

Kjo do të thotë se ata kujdeseshin për tu ulur pranë tij, e jo se ata uleshin përreth tij. Kjo do të thotë se ata kujdeseshin për t’u ulur pranë të dërguarit ﷺ. Kur ai ﷺ predikonte, ata uleshin në reshta.

Është transmetuar një hadith që ndalon njerëzit të ulen në rreth në ditën e xhumasë pasi që me këtë ua ngushton hapësirën njerëzve në xhami dhe gjithashtu ajo që ti ke menduar; se është për qëllim të ulurit në rreth.

Pyetje: A lejohet të kthejmë kokën kah ai?

Përgjigje: Nuk ka të keqe në këtë, nuk ka të keqe që xhemati të shikojnë hatibin gjatë hytbes, ky është veprim i mirë, kjo i bën ata më të vëmendshëm. Është transmetuar se sahabët ktheheshin kah profeti ﷺ kur ai predikonte.

Shpërndaje: