“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si t’i kuptojmë cilësitë e Allahut? – Berbahari

Imam Ebu Muhamed el-Hasan bin Halaf el-Barbahari 

Burimi: Sherh-us-Sunneh, faqe. 74-76

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Të gjitha mësimet që ju dëgjoni por mendja e njeriut nuk mund t’i kuptojë siç duhet, si thëniet e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem):

”Zemrat e robërve janë në mes dy gishtave të Gjithëmëshirshmit.”

”Me të vërtet Allahu – i Lartësuar – zbret deri në qiellin më të ulët të dynjasë.”

”Ai zbret në Arafat në ditën e Arafatit.”

“Zjarri nuk do të mbushet, derisa Allahu të vendosë këmbën mbi të dhe ai (xhehenemi) të thotë: Mjaftë” Mjaftë! Mjaftë!…”

Thëniet e Allahut (te ala) robit të Tij në hadithin Kudsij:

”Nëse ti ec kah Unë, Unë vij tek ti me shpejtësi.”

”Vërtet Allahu krijoi Ademin në pamjen e Tij.”

”Unë pashë Zotin tim në pamjen më të mirë.”

E hadithe të ngjashme me këto, të cilat është e detyrueshme që t’i pranojmë si të tilla, t’i pohosh ato, të mos pyesësh për formën e tyre dhe të jesh i lumtur dhe i kënaqur me to.

Mos i komento atë sipas epshit tënd!

Siç edhe thamë, është e detyrueshme që t’i besosh ato ashtu siç janë. Kushdo që i interpreton ato sipas epshit të tij ose i refuzon ato, është një Xhehmij.

Shpërndaje: