Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://youtu.be/69VXAaii-mk
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në lidhje me përdorimin e farave të zeza(1), a kemi diçka prej haditheve autentike që na mësojnë se si duhet përdorur ato?”
Përgjigje: “Kemi hadith autentik, ku thuhet se (fara e zezë) është shërim prej çdo sëmundjeje, përveç vdekjes! Padyshim, se në të ka shërim ashtu siç na ka lajmëruar Profeti (sal Allahu alejhi ue selem).
Ndërsa mënyra e përdorimit, kthehet tek vet njeriu. E përdor atë me pije (e hedh në ujë), ushqim, i gëlltitë duke i përtypur apo me ujë (pa i hedhur në të), apo në forma tjera.”
_______________________________________________________________________________
Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Burimi: (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (171))
“Farat e zeza (el-Habbah es-Savdah) është, siç thotë hadithi, ilaç për të gjitha sëmundjet përveç vdekjes. Megjithatë, është kështu vetëm nëse përdoret ashtu siç duhet.”
______________________________________________________________________________