“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si t’ua mësojmë fëmijëve akiden?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Si t’ua mësojmë fëmijëve tanë akiden e saktë?”

Përgjigje: “Duke ua mësuar atyre librat e besimit të saktë. Ka shumë nga këto libra elhamdulilah! Ka gjithashtu libra shumë të thjeshtësuara. Nëse posedoni dije, atëherë mësojani ju, por nëse nuk mundeni ju t’ia mësoni, zgjedhni për ta një shkollë të mirë apo mësues të mirë, të cilët do i ndihmojnë të ruajnë besimin e pastër, t’ia sqarojnë dhe qartësojnë ashtu siç duhet.”

Shpërndaje: