Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nur alad-Darb (47 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Sa i përket personit që harron të lexoj suren el-Fatiha, duhet ditur se leximi i saj është një prej shtyllave të namazit. Nëse harron ta lexosh atë në një rekat, duhet kthyer tek leximi i saj nëse nuk je ngritur në këmbë për në rekatin tjetër.
Nëse ai ngritët në këmbë, rekati i tij vijues e zëvendëson rekatin kalues në të cilin harroi leximin e sures el-Fatiha. Shembulli i kësaj është personi që hyn në namaz, harron leximin e sures el-Fatiha dhe i kujtohet kjo kur të jetë ulur mes dy sexhdeve. Këtu ne e urdhërojmë atë që të ngrihet në këmbë dhe ta lexoj suren el-Fatiha, ta përfundoj namazin dhe të bëjë Suxhud-us-Sehu pas selamit. Ky është një shembull i personit që i kujtohet para se ai të ngritët për rekatin vijues.