Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (62 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Shumica e sigurimeve që ekzistojnë në ditët e sotme janë bixhoz. Ajo çfarë është e çuditshme është se shumica e njerëzve i kanë pranuar ato, dhe e ke të vështirë të gjesh dikë që e refuzon atë! Edhe pse Allahu i Madhëruar e krahason bixhozin me alkoolin, idhujt dhe hedhjen e shigjetës (për fall). Megjithëkëtë, askush nuk e refuzon atë. Ti siguron veturën apo shtëpinë tuaj dhe jep para pa e ditur se a do të humbësh më pak apo më shumë. Dhe pikërisht ky është bixhoz. Kur është fjala për mëkatet e përhapura në shoqëri, ti duhet që patjetër t’i refuzosh ato.