Imam Muhammes bin Abdilah bin Nasir-id-Din ed-Dimashki (v. 842)
Berd-ul-Akbad inde Fad-il-Aulad, fq. 101-10
Përtheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një burrë i tha Sehl bin Sa’d et-Tastarit -rahimehullah-:
“Një hajdut hyri në shtëpinë time dhe më vodhi pasurinë.”
Sehl tha: “E falënderoj Allahun -te ala-. Çfarë do të kishe bërë sikur shejtani do të kishte hyrë në zemrën tënde dhe do ta shkatërronte besimin tënd?”
Është transmetuar se një grua arabe kaloi pranë dy djemve të saj të vrarë, e madhëroi Allahun, Zotin e botëve dhe tha:
“Gjitha sprovat që i ndodhin njeriut janë mirësi përderisa nuk bën diçka që do ta bëjë atë ta takojë Allahun ndërsa ajo është në zjarr.”