Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Umdah-29-1-1435-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Gratë e vendit tim zakonisht udhëtojnë për në haxh pa mahrem. Në vendin tonë, ata argumentojnë se kjo është e lejuar sipas medhhebit të imam Malikut.
Përgjigje: Por kjo nuk lejohet nga medhhebi i profetit ﷺ. Kjo nuk është e lejuar. Nuk është e lejuar për gruan që beson në Allahun dhe në ditën e fundit që të udhëtojë pa mahrem. Medhhebi i imam Malikut është i bazuar në ixhtihad; ai ja qëllon dhe gabon. Qëllimi është te argumenti e jo në medhhebe dhe mendime.