“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ska asnjë dëshmi se prekja e gruas e prish abdesin

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: el-Fataua el-Irakijeh (2/786)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

وَإِن كُنتُم مَّرْضَى أَوْ عَلَى سَفَرٍ أَوْ جَاء أَحَدٌ مِّنكُم مِّن الْغَآئِطِ أَوْ لاَمَسْتُمُ النِّسَاء فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ

”Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni prekur gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemum).” 1

Prekja e grave do të thotë marrëdhënie seksuale me gratë, gjë të cilën e tha Ibn Abasi dhe arabët e tjerë. I njëjti shpjegim është transmetuar nga Aliu dhe të tjerët. Ky shpjegim i ajetit është i saktë. Nuk ka dëshmi në Kuran apo në Sunnet se prekja e grave e prish abdesin. Myslimanët i kanë prekur gjithmonë gratë e tyre.

Ata që thonë se ajeti ka për qëllim prekjen pa marrëdhënie seksuale dhe se ajo e prish abdesin, atëherë kjo vlen nëse prekja bëhet me epsh. Është transmetuar nga Ibn Umeri, Hasan el-Basriu dhe të tjerë nga Selefët se ata thanë:

”Prekja me dorë.”

Në këtë rast është e rekomanduar për të marrë abdes për ta shuar epshin në të njëjtën mënyrë siç është e rekomandueshme për të marrë abdes për ta shuar zemërimin. Megjithatë, kjo nuk është e detyrueshme. Sa për prekjen e grave pa epsh, kështu që unë nuk di të ketë ndonjë bazë tek Selefët se kjo e prish abdesin.

_____________________

1 4:43

Shpërndaje: