Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabb (11)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf–1432-07-24_0.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Në suren ”el-Bekare” dhe ”Ibrahim” Allahu përmend mirësinë e sigurisë para mirësisë së furnizimit. A ka ndonjë gjë për të thënë në lidhje me këtë?”
Përgjigjja: ”Po. Nuk ndjehet kënaqësia e furnizimit me frikë. Kënaqësia e furnizimit ndjehet së bashku me sigurinë. Prandaj Ai Te ala përmendi sigurinë para furnizimit:
رَبِّ اجْعَلْ هََذَا بَلَدًا آمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ مَنْ آمَنَ مِنْهُم بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ
Dhe kur Ibrahimi tha: ”Zoti im, bëje këtë një vend sigurie dhe banorët e tij, që besuan Allahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave!” 2:126
Ibrahimi alejhis-selam u lutë së pari për sigurinë dhe pastaj për furnizim. Sepse nuk ndjehet kënaqësia e furnizimit fare pa siguri.”