Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)
Burimi: Katf-uth-Thamar, fq. 54
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mohuesit thonë se Allahu nuk është as brenda botës, as jashtë saj, nuk është larg saj e as në të. Ata thonë se asgjë nuk zbret prej Tij, dhe se asgjë nuk ngjitet tek Ai. Ata thonë se asgjë nuk mund t’i afrohet Atij, dhe se Ai nuk i shfaqet askujt dhe se askush nuk mund ta sheh Atë dhe kështu me radhë. Ky është besimi i skolastikëve Xhehmive. Sikurse mendimi i parë është besimi i adhuruesve Xhehmi, skolastikët e Xhehmive nuk adhurojnë diçka, ndërsa adhuruesit e Xhehmive adhurojnë çdo gjë. Besimi i tyre i ka rrënjët në mohimin që është besimi i Faraonit.
Është e njohur se Allahu ka ekzistuar para se Ai krijoi qiejt dhe tokën. Pastaj Ai i krijoi ato. Ose Ai është brenda tyre, e cila është një panteizëm i kotë, apo ato janë brenda Tij, e cila është edhe më e pasaktë, apo është i ndarë dhe lart prej tyre, pa qenë brenda tyre – dhe ky është mendimi i Ehl-us-Sunnetit, që i përmbahen të vërtetës dhe Teuhidit.