“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i sprejit të gojës duke qenë agjërueshëm

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme që të përdorim sprej goje gjatë ditës në Ramazan për të larguar erën e gojës?

Përgjigje: Gjatë agjërimit mjafton përdorimi i misuakut në vend të sprejit të gojës, gjë për të cilin ka nxitur profeti ﷺ. Spreji i gojës lejohet nëse ai nuk depërton poshtë në fyt. Megjithatë, era e gojës së agjëruesit nuk duhet të urrehet. Kjo është rezultat i ibadetit dhe Allahu (azze ue xhel) e do atë.

Profeti ka thënë:

”Era e gojës së agjëruesit është më e dashur tek Allahu se sa aroma e miskut.”

Shpërndaje: